Sulmi kibernetik dëmton gazetat amerikane - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-31 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një sulm kibernetik ka penguar botimin e për pasojë shpërndarjen në treg të disa gazetave më të mëdha amerikane, mes tyre Los Angeles Times, Chicago Tribune dhe Baltimore Sun. Nga hetimet thuhet se sulmi kibernetik dyshohet se është organizuar nga jashtë shteteve te bashkuara. Edhe gazetat më të mëdha Wall Street Journal dhe The New York Times, të cilat ndajnë të njëjtën platformë prodhimi në Los Anxheles, u prekën gjithashtu. ?Ne besojmë se synimi i sulmit ishte të çaktivizonte infrastrukturën, më saktësisht serverat, në përpjekje për të vjedhur informacionin?, thonë burimet për Los Angeles Times. Sulmi kibernetik solli edhe pengesa në linjat telefonike. Ndërkohë disa nga faqet e lajmeve në SHBA ende janë të bllokuara në Evropë. Ndërkohë hetuesit në Byronë Federale të Hetimeve nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për sulmin kibernetik ndaj gazetave amerikane, i cili mendohet se është i pari i kësaj natyre në SHBA. Ndërsa zëdhënësja e departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se hetimet po vijojnë dhe autorët do të dalin para drejtësisë.

Free Traffic Exchange