Data 1 janar 2019 shënon fundin e veprimtarisë së llotove sportive në vendin tonë, pasi hyn në fuqi ligji që i ndalon. Nga konferenca e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u shpreh se kushdo që do tentojë ta ushtrojë këtë akvititet në mënyrë të paligjshme, do përballet me pasojat ligjore dhe do përfundojnë aty ndodhen bosët e tyre. Rama theksoi se policia është në këmbë për të finalizuar mbylljen e çdo pike basti, ndërsa kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve. Kreu i qeverisë tha se miliona euro që shkonin për kumarin, tashmë do futen në familjet shqiptare.
Nëse i kanë hyrë kësaj fantazie, do përfundojnë aty ku kanë hyrë bosat e tyre. Kaq po ju them. Gjithë policia e shtetit është në këmbë nga nesër për të mos lejuar që asnjë njësi e lojërave të fatit të funksionojë. Qytetarët të njoftojnë kudo ku do ushtrohet.
Edi Rama, kryeministër