Kapet porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-31 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Arrestohet i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë Artan Cuku. Bledar Jambelli, I njohur ndryshe edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier u kap në Athinë falë bashkëpunimit të dy zyrave të Interpolit, Tiranë-Athinë. Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Artan Cuku. Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë. Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale ?Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit? e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.