Kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur interesit të medias për ministrat e rinj, pro edhe për zv/kryeministrin e ri Erion Braçen, nisur nga fakti se deputeti ka kontestuar shpesh herë vendimet e qeverisë dhe të vetë kryeministrit.
"Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me debatet tona të brendshme në kryeministri, eshtë një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni i qeverisjes, por në momente kemi kundërshtime. Dua t?u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqen qe të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, se une rroj unë një mijë".