Report Tv - Zjarr në një apartament në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit, nuk ka të lënduar

2018-12-30 1

Kati i tretë i një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen ?5 Maji? në Elbasan, ndërsa paraprakisht shkak dyshohet një rrjedhje nga bombola e gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 minuta.

Familjarët nuk kanë qenë në banesë, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësen, e cila ka shuar flakët.

Fatmirësisht ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale. Banorët e pallatit janë evakuuar për disa minuta deri sa flakët janë shuar plotësisht.