Dreke festive per te moshuarit e qendrave sociale

2018-12-30 0

Tre prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri, për të cilët kanë shkruar edhe mediat e njohura botërore, iu bashkuan thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shërbyer drekën e fundvitit për njerëzit në nevojë që frekuentojnë mensat sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe tre shefat e kuzhinës, Fundim Gjepali, Arvin Kita dhe Bledar Kola shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale të Njësisë 9.

?Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t?u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange