Lojërat e fatit, Lleshaj: Nga 1 janari do trajtohen si kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të dielë një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit.Ministri Lleshaj, deklaroi se duke filluar nga 1 janari të gjitha lojërat e fatit janë një aktivitet i paligjshëm.Ai tha se pikat që do të jeën hapur do të trajtohen nga ana e policisë sikur të ishin parcela kanabisi.?Nga data 1 janar 2019, çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur, apo edhe të kamufluar veprimtari e lojërave të fatit dhe basteve sportive duhet të konsiderohet si parcelë kanabisi dhe si e tillë duhet trajtuar dhe si e tillë duhet të jetë e gjithë qasja e Policisë së Shtetit ndaj këtyre aktiviteteve, nëse ka mbetur ende ndonjë në funksion. Në këtë këndvështrim, e plotë dhe e pandashme do të jetë përgjegjësia ligjore e të gjithë zyrtarëve shtetërorë, duke filluar nga ata të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të tjerë që kanë përgjegjësi për administrimin e zonave ku kryhet kjo veprimtari e paligjshme. Drejtuesit e Policisë së Shtetit, punonjësit e administratës tatimore, apo të administratës vendore do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore në çdo rast të konstatimit të shkeljeve apo paligjshmërisë në zonat e tyre të përgjegjësisë."Ministri njoftoi gjithashtu se do të shtohet vëmendja e policisë akoma më shumë në zonat kufitare.Po krahas këtyre masave, Lleshaj tha se na 1 janari të gjitha gjobat e shkeljeve të qarkullimit rrugor do të shkojnë me postë.

Free Traffic Exchange