Në 4 Janar punime per te parandaluar permbytjet ne Tirane-Durres

2018-12-30 3

Përmbytjet e shkaktuara në autostradën Tiranë-Durrës në dy vite: 2016 dhe 2017,  kanë detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar që të nisë ndërhyrjen emergjente në këtë aks për vendosjen e materialeve teknike të cilat do të parandalojnë përsëritjen në të ardhmen.

Punimet do të nisin më 4 Janar, dhe do të mbyllin përkohësisht segmentin nga mbikalimi Kamëz deri në Qafë Kashar dhe Rinas.

Autoriteti Rrugor do të vendosë dy tombino rrethore përgjatë kësaj zone, të cilat do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve të kullimit të ujit në këtë pjesë të autostradës.

Fondet janë siguruara nga projekti për mirëmbajtjen e rrugëve nga ana e Bankës Botërore dhe do të kryhen nga kompania që ka mirëmbajtën e rrugës Tiranë ? Durrës.

Devijimi i trafikut në këtë krah të autostradës do të bëhet në rrugën dytësore të saj, ndërsa Autoriteti Rrugor bën thirrje që të shmanget ky aks dhe drejtuesit në veri të zgjedhin rrugën nga Kamza, ndërsa ata në jug rrugën e Ndroqit ose Tiranë ? Elbasan.

Punimet parashikohet të zgjatin dy javë.

Përmbytjet përgjatë kësaj zone përfshinë dëme ekonomike për dhjetëra biznese, ndërsa prokuroria nisi hetim për zbardhjen e përgjegjësive.

Tv Klan