Ora News - Vrasja në Laprakë e 17 vjeçares, arrest me burg për 25 vjeçarin Muzhaqi

2018-12-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën ?arrest me burg? për Roland Muzhaqin, të riun e arrestuar si ndihmës i autorit të vrasjes së ndodhur në Laprakë mbrëmjen e të mërkurës ku gjeti vdekjen Briselda Gjikola.

Të njëjtën masë kishte kërkuar edhe prokuroria e Tiranës e cila tha se identifikimi i të dyshuarit është bërë bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku u ekzekutua 17-veçarja Gjikola dhe u plagos partneri i saj Erjon Benga.

Sipas pamjeve të fiksuara në skenën e krimit, dyshohet se objektiv i ngjarjes ka qenë pikërisht 23-vjeçari Benga ndërsa gjatë të shtënave, plumbat kanë goditur në kokë edhe adoleshenten e cila gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve në kokë.

Para gjykatës, prokurori i çështjes është shprehur se shtetasi Roland Muzhaqi akuzohet si ndihmës, ndërsa në kërkim për akuzën e vrasjes, është shpallur shtetasi Robert P, 19 vjeç, që dyshohet të jetë autori i të shtënave me armë.

sipas dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit, dyshohet se motiv i ngjarjes kanë qenë ngacmimet e autorit të shpallur tashmë në kërkim ndaj 17-vjeçares Briselda Gjokola.

Kjo e fundit prej disa javësh dilte me shtetasin Erjon Benga, i dënuar më parë, cili kur ka mësuar për ngacmimet ndaj partneres së tij është konfliktuar me shtetasin Robert P. pikërisht për shkak të këtij konflikti, 19-vjeçari në kërkim ka organizuar sulmin me armë në zonën e laprakës të mërkurën në mbrëmje.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, teksa afrohet tek automjeti i shtetasit Erjon Benga dhe qëllon disa herë me pistoletë.

më pas autorët janë larguar me vrap nga vendi i krimit ndërsa 23-vjeçari i plagosur nga një plumb në shpatull ka dërguar në spital partneren e tij e cila nuk arriti të mbijetojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-laprake-e-17-vjecares-arrest-me-burg-25-vjecarin-muzhaqi