Report Tv - Fjalimi i fundit i ministres Kumbaro: Falënderoj skuadrën nga Shkodra në Sarandë

2018-12-29 0

Askush nuk e kishte menduar se ministrja që drejtoi për pesë vite radhë kulturën e vendit tonë, Mirela Kumbaro, në këtë fundvit do të shkarkohej nga detyra nga vet kryeministri i vendit Edi Rama. Ndonëse debatet mes saj dhe artistëve në këtë rrugëtim të gjatë nuk kanë munguar, ajo zgjodhi që fjalimin e fundit përballë tyre ta mbajë në Grand Gala-n, mbrëmjen vjeneze, që u prezantua në skenën e Pallatit të Kongreseve .

Është moment i rëndësishëm, sepse mbyllim një vit artistik kulturor të jashtëzakonshëm, 2018, kjo ka ndodhur në fakt, për këtë dua që të falënderoj sidomos trupat e jashtëzakonshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit, të 250 artistët, muzikantët, balerinët, korin, solistët, ansamblin. Asnjëherë nuk kam munduar që tua shpreh sa duhet falënderimin edhe mirënjohjen, jo vetëm për punën,pasionin edhe talentin, por sidomos për sakrificën, që institucioni më i rëndësishëm i arteve skenike në këto dy vite, ndonëse pa shtëpi, u kthye shtëpia e të gjithë shqiptarëve.

Mirela Kumbaro, ish-ministre e Kulturës