Ora News - Vrasja e 17-vjeçares, policia dyshon se autori fshihet në Tiranë

2018-12-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kur kanë kaluar tre dite nga ngjarja e rëndë ne Laprake ku humbi jetën 17 vjeçarja Grisela Gjikola policia ende nuk ka prangosur autorin e dyshuar. Kërkimet vijojnë në Tiranë dhe në zonat përreth saj ku dyshohet se fshihet i riu. Ndërkohë 19 vjeçari tjetër Ronald Muzhaqi që ka ndihmuar autorin të largohet do të dale të dielen para gjykatës për tu vleresuar me masen e sigurisë.

19-vjeçari Ronald Muzaqi (në foto), i cili u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e vrasjes së Giriselda Gjikolës dhe plagosjes së mikut të saj Erion Bengo, do të dalë të dielën para gjykatës për tu caktuar masa e sigurisë.

Prokuroria ka paraqitur kërkesën për masë ku do të kërkojë për të riun arrest me burg.

Ndërkohë pavarësisht kërkimeve të policisë ende nuk është bërë i mundur arrestimi i ekzekutorit. Burime nga blutë konfirmuan së gjatë natës së të premtes janë bërë kontrolle në disa ambiente, ku kishte informacion se fshihej i riu, po pa mundur te kryejnë arrestimin e tij.

Policia dyshon se 19 vjeçari fshihet ne Tirane dhe kërkimet për të vazhdojnë. I vetmi që është arrestuar për ngjarjen është Ronald Muzhaqi , i cili dyshohet se është personi që ka ndihmuar autorin të largohet nga vendin i ngjarjes. Autori i krimit dhe Muzhaqi janë fiksuar nga kamerat e sigurisë duke u larguar sëbashku nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-17-vjecares-policia-dyshon-se-autori-fshihet-ne-tirane