Pas padisë për shpifje, Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe për shpërdorim të detyrës për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të lejes së ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën ?Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat?, në rrugën ?Skerdilajd Llagami? për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160, vol 22, faqe 90, pranë ZVRPP Tiranë në bashkëpronësi të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi (Basha) me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë ?ARCHIMED INTERNATIONAL? shpk.
Në kërkesë padinë e depozituar në gjykatë, Veliaj nënvizon se është evidente që ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxjerrë akte administrative për interesa private të tij të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe tjetërsimin e pasurisë në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, një 'rast i pastër i shfaqjes së interesave personale të ish-Kryetarit të Bashkisë dhe njëanësisë dhe mungesës së transparencës në vendimmarrje nga ana e këtij të fundit'.