Kënd lojërash pranë stadiumit “Arena Kombëtare” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-29 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fusha mbrapa stadiumit Qemal Stafa po kthehet në lulishte dhe kënd lojërash për banorët e njësisë nr. 2Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky projekt bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit dhe do të jetë aksesueshëm nga banorët në fillim të Vitit të Ri.Erion Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit ?Qemal Stafa?. Ky transformim ka të bëjë me pjesën publike të fushës, pas stadiumit ?Qemal Stafa?, që do të vazhdojë edhe me pjesën përballë stadiumit; ka të bëjë me parkingun nëntokësor, që po ecën me ritme të jashtëzakonshme, sigurisht edhe me shpronësimin e ndërtesës 5-katëshe që është mes stadiumit dhe rektoratit, që gjithashtu do të largohet për të krijuar një tjetër hapësirë pedonale.Deri në mandatin e vitit tjetër kryeqytetit pritet ti shtohen më shumë kënde lojërash.?Mezi pres që vitin tjetër, siç kemi bërë deri tani 37 kënde lojërash, ta dyfishojmë këtë numër dhe të kemi brenda mandatit tjetër mbi 100 kënde lojërash në Tiranë dhe hapësira rekreativeVeliaj uroi të gjithë fëmijët që të kalojnë një festë sa më të gëzueshme natën e ndërrimit të viteve.