Pas ndryshimit të qeverisë, Rama mbledh Kryesinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë kryesinë e partisë në një takim që zgjati rreth 90 minuta.Informacionet paraprake bëjnë me dije se në këtë mbledhje është diskutuar për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.Takimi i kësaj të shtune ka ardhur pas ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash.Shefi i qeverisë ka shkarkuar Kryeministri Edi Rama ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe