http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Blendi Klosi ka zgjedhur qendrën e zhvillimit në Berat, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshme e të grupmoshave të ndryshme, për të qenë pjesë e aktivitetit ?Festat duan dashuri? dhe për të shpërndarë dhurata.Në këtë aktivitet ministri ju ka dhuruar fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata të ndryshme.Në fjalën e tij Klosi theksoi rëndësinë e trajtimit të tyre me dashuri.?Kjo është për t?i dhënë dashuri atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashurinë e shoqërisë, për dashurinë e shtetit, për dashurinë e njerëzve që mund të ndajnë me ta një festë kaq të bukur sa festat e vitit të ri?.Më tej Klosi u shpreh se ndaj këtyre fëmijëve duhen marrë parasysh edhe mundësitë që i duhen krijuar për të qenë më të aftë për punë, duke përmendur si një të tillë edhe shkollën profesionale të Beratit.