Ora News - Zgjedhjet vendore, nga 4 janari PS fillon organizimin në çdo qelizë

2018-12-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri, Edi Rama, thirri mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së. Mbledhja e mbajtur në selinë e kësaj partie zgjati përreth 90 minuta.

Burimet kanë bërë me dije se në mbledhjen e Kryesisë së PS u diskutuan dhe miratuan ndryshimet e bëra në qeveri një ditë më parë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar Kryesisë që në mbledhjen e ardhshme të propozohen zëvendësuesit në komisione për Ministrat e rinj.

"Kryesia është mbledhur për të zbardhur dhe miratuar vendimet e Asamblesë në lidhje me zgjedhjet brenda partisë. Mësohet se krerët e qarqeve do të vazhdojnë ata që kanë qenë. Ndërsa nga 4 janari, Kryesia do të mblidhet çdo javë për të diskutuar axhendën politike janar-qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit" raportoi gazetari Sonil Frashëri.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së të mbajtur një ditë më parë Rama deklaroi largimin nga qeveria të 7 Ministrave, përfshirë ata më të sulmuarit nga opozita si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Rama tha se largimi vjen si pasojë e adresimit të problemeve të qytetarëve dhe jo të dështimit.

Në kabinet shtohen Elisa Spiropali si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe po ashtu do të ndryshojë edhe funksioni i PS me një statut të ri pas Kongresit të 30 marsit 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-mbledh-kryesine

Free Traffic Exchange