Lulishte dhe kënd lojërash tek aneksi i stadiumit ‘Arena Kombëtare’/ Veliaj: Dhuratë për fëmijët

2018-12-29 0

Teksa stadiumi ?Arena Kombëtare? po merr formë përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth. Për shumë kohë, hapësira mbrapa stadiumit ka shërbyer si një vend depozitimi mbetjesh, pa asnjë funksion, kurse sot po rigjallërohet si një kënd lodrash dhe mjedis çlodhës. ?Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit ?Qemal Stafa?, në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone. Sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe besoj se shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike?, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës njofton se transformimi do të vijojë edhe me pjesën përballë stadiumit kombëtar, si parkingu nëntokësor dhe hapësira mes impiantit dhe rektoratit, që do të kthehet në një hapësirë pedonale. ?Në gjullurdinë e rrumpallën e viteve ?90 këtu janë kthyer e kompensuar prona, por ama çdo cep që kemi gjetur, që është ende pronë publike, e kemi transformuar. Ky transformim ka të bëjë me pjesën publike të fushës, pas stadiumit ?Qemal Stafa?, që do të vazhdojë edhe me pjesën përballë stadiumit; ka të bëjë me parkingun nëntokësor, që po ecën me ritme të jashtëzakonshme, sigurisht edhe me shpronësimin e ndërtesës 5 katëshe që është mes stadiumit dhe rektoratit, që gjithashtu do të largohet për të krijuar një tjetër hapësirë pedonale, si para, si pas stadiumit, kurse stadiumi do të dalë në pah si një ?xhevahir? i Tiranës moderne?, nënvizoi Veliaj.