Ora News - Banorët e Bregut të Lumit : Duam djersën që kemi derdhur me vite

2018-12-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një grup i vogël banorësh të Bregut të Lumit do i bashkohen tubimit që do të ndodhë para kryeministrisë sot në mesditë.

Ata kanë nisur marshimin për të vijuar drejt qendrës dhe për tiu bashkuar tek kryeministria dhe thërrasin me megafon: "Kërkojmë djersën tonë, gjakun tonë, legalizimin dhe shpronësimin e shtëpive tona."

Shtëpitë e banorëve preken nga projekti i zgjatimit të Bulevardit të ri.

"Ata kanë marrë fletën për lirimin e banesave të tyre që prej të mërkruës së shkuar por ata mbeten të vendosur se nuk do të largohen pa e marrë dëmshpërblimin" informon gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj.

Ndërsa një protestues tha për Ora News: Na kanë skualifikuar nga legalizimi dhe shpronësimi që e kanë nxjerrë vetë. Ne do bashkohemi me protestat e studentëve, dhe të emigrantëve deri kur të na shpronësojnë lekët tona. Duam lekët tona për shtëpitë që kemi ndërtuar vetë. Tokën ta mbajë. Duam djersën tonë që e kemi hedhur prej 30 vitesh në Greqi, Amerike, Gjermani, Angli, emigrant i papunësuar nga asnjë lloj sistemi në Shqipëri por vetëm i vetëpunësuar. Duam djersën tonë."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-bregut-te-lumit-vijojne-protesten-duam-djersen-qe-kemi-derdhur-me-vite-neper-kanalet-e-greqise