Fundi i basteve sportive, lotot ulin qepenët, disa kthehen në bare/ Ja çfarë mendojnë qytetarët

2018-12-29 0

Dy ditë para afatit të ligjshmërisë, sallat e basteve sportive ulin qepenët. Shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë nxjerrë ambientet me qera, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e biznesit, por këtë herë si barë-kafe.

Banorët e kryeqytetit shprehen të ndarë në mendimet e tyre. Një pjesë e aprovon uljen e qepenave të sallave të basteve sportive, ndërsa një pjesë tjetër shprehet kundër.

?Rinia t?i kthehet librave, shkollës, edukimit, është një gjë shumë pozitive mbyllja e tyre?, shprehet njëri banor. "Është gjëja më e mirë që mund të ndodhte", është shprehur një tjetër. "Jam mëse dakord, madje të mbylleshin edhe më parë", tha një i tretë.

Ndërkohë, ka patur edhe nga ata qytetarë që e kanë kundërshtuar mbylljen e basteve sportive. Në mënyrë të pashtjelluar, kjo pjesë është shprehur se nuk është dakord me këtë vendim të marrë të qeverisë.

Afati i fundit i mbylljes së të gjitha pikave të basteve, është data 31 dhjetor.