Ekspozita/ Arben Theodhosi sjell ‘Zotëria kureshtar’, piktori: Dëshira ime

2018-12-28 3

Mund të jetë një dramë. Mund të jetë një komedi ose të dyja bashkë, por është pashmangëshmërisht madhështore. Sa më larg të hedhim vështrimin, aq më pak mund të gjykojmë moralin. A mund të ketë moral një lartësi panjohur? Lartësia nuk ka moral, por është madhështore falë distancës.

A mund të gjykohet njerëzimi mbi tokë, si i moralshëm ose jo, kur zanafilla është tejet e largët dhe e panjohur? Këto edhe të tjera pyetje që shqetësojnë njeriun e ditëve të sotme vijnë nëpërmjet katalogut ?Zotëria kureshtar? dhe ekspozitës së çelur në ?Destil? të piktorit Arben Theodhosi. Për ?Report TV? artisti ndalet tek veprat, që sjell për publikun në këtë fundvit. ?Zotëria kureshtar? është i 11-ti, që shoqëron edhe këtë ekspozitë me udhëtim në kohë, që shoqërohet me një esse, ku konceptohet historia.

E kam nisur duke pasur në vëmendje përvojat e së shkuarës, por që është mjaft e vështirë koncepti i vjetër edhe i ri i njohjes së historisë mbi bazën e principit moral. Njohje për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës, por është e vështirë, përderisa vijon genocidi edhe lufta. Nuk është e thjeshtë pasi koncepti kolektiv dhe njeriu që ndeshen? tha Arben Theodhosi.

Pikturat janë një lloj udhëtimi në kohë, që nis nga 2018-ta edhe përfundojnë më punë të vitit të largët 1977-të, kur sapo nisi punën në nëntokë.

?Mund të ketë një shpjegim, por më tepër lidhet me fillimin tim në një sektor tjetër, në Veri. Piktura e fundit në katalog, një moment ku është një gjysmë autorproteti, ka të bëjë me një lloj rroge që unë u detyrova të marr atje, pavarësisht se shkollën përfundova në 1990? shprehet Theodhosi.

Nga student në Institutin e Lartë të Arteve, në minierë. Theodhosi flet edhe për ngjarjet, që do t?i ndryshonin pas pushkatimit të të atit, Kocco Theodhosit, ministër i Industrisë e Minierave gjatë regjimit komunist

?Kjo ishte krejt ?normale?, kishte të tjerë që nuk kishin parë një ditë të mirë, nuk është e lehtë. Por që atëherë ishte normë kështu ndodhte. Në fillim ndikoi me një stres të fortë, por duke jetuar për mbijetesë bëhet përvojë. Në një farë mënyre edhe vuajtja është një nga format kryesore të ndriçimit? thotë piktori.

?Aty punoja më shumë vizatim, rrallë me karbon edhe laps. Dhjetëvjetëshi i parë ishte e vështirë, pas kësaj nisën komunikimet me shoqërinë e vjetër edhe gjetëm material. Temat që më frymëzonin kanë qenë të ditës. Çdo gjë është e instaluar në portretet e njerëzve?.

Në vitet ?90 do të frynte një jetë e re në jetën e Theodhosit, për herë të parë do të ekspozonte në Galerinë Kombëtare të Arteve