Dhuratat janë ato që mbizotërojnë në këtë periudhë festash. Një nismë e Birra Tirana për dhuruar pako për fëmijët në nevojë të shkollës ?Ali Demi?. Edhe pse mund të mos kenë pasur mundësi që të kenë dhurata nga të afërmit e tyre, këta fëmijë festojnë ndërrimin e viteve ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
?Në filozofinë tonë, është një marrëdhënie shumë e ngrohtë mes kompanisë dhe familjeve në nevojë. Iu uroj gëzuar festat të gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë klientëve të Birrës Tirana, të kësaj kompanie gjigande të industrisë ushqimore në Shqipëri, e cila jo vetëm këtu, por edhe në mjaft shkolla të tjera dhe në shtëpinë e fëmijës do të shpërndajë dhurata, që edhe ata të festojnë së bashku me birrën tonë me produktin festën e fundvitit? tha Luan Bregasi, President i Birra Tirana
Edhe për drejtoreshën e shkollës Ali Demi në ambientet e së cilës u shpërndanë pakot dhe dhuratat për fëmijët, ky model është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë. ?Do të falenderoja zotin Luan Bregasi dhe Birrën Tirana të cilët janë gjithmonë jo vetëm në mbështetje të familjeve në nevojë, por për cilën familje që ka nevojë dhe dëshiron që këto festa ti kalojë në një tavolinë të ngrohtë? tha Dorina Kuka, Drejtoreshë e shkollës Ali Demi. Ndërrimi i viteve është një periudhë e shprehjes së solidaritetit dhe dashurisë sidomos për fëmijët dhe ata që kanë më shumë nevojë.