FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pak caste më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.
Menjëherë pas aksidentit, makina që e ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com duket trupi i pajetë i këmbësorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet.