Profili i emrave të rinj në qeverinë “Rama 3” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte nëntë emrat e rinj të kabinetit qeverisë.Emra ku mes të cilëve spikatin shumë figura të reja. Por kush janë 9 emrat e rinj që do të zëvendësojnë kabinetin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama?Në Ministrinë e Arsimit, në vend të minsitres Lindita Nikolla u emërua Besa Shahini.Shahini është nga Kosova dhe ka mbajtur më përpara postin e zv/ministres së Arsimit. Ajo u emërua në këtë post në shtator të 2017 dhe vetëm brenda pak muajve ka kaluar në krye të institucionit të Minsitrisë së Arsimit.Por një tjetër emër I ri do të jetë ai i Gent Cakajt, i cili ka marrë postin e ministrit të Jashtëm dhe po ashtu si Shahini është nga Kosova.Cakaj aktualisht ka rolin e zv/ministrit të Jashtëm ndërsa gjatë qeverisjes Rama ka shërbyer edhe si këshilltar i diplomacisë i kryeministrit.Ndërsa Financat do të drejtohen nga Anila Denaj, e cila prej shtatorit 2018 ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit ShëndetësorDenaj përpara se të emërohej drejtoreshë ka qene edhe anëtare e bordit të Fondit Shëndetësor.Belinda Balluku do të drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe EnergjisëPërpara se të emërohej nga kryeministri në këtë post, Balluku ka drejtuar Drejtorinë e Albkontroll.Ndërkohë krahas emrave të sipërpërmendur, një emër tjetër I ri është dhe ai i arkitektes Elva Margaritit që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës.Por krahas emrave të rinjë, listës së kabinetit të ri qeverisës i janë bashkuar edhe emrat e Bledi Çuçit që do të drejtojë Minsitrinë e Bujqësisë dhe Eduard Shalsit.Kreu I Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi do të zëvendësojë ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qato.Ndërsa krahas këtyre emrave, kryeministri ka njoftuar rikrijimin e minsitrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila do të drejtohet nga Elisa Spiropali.Kurse kreu I Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe do të jetë zv/kryeministri I ri.