TIRANE - "Furtunë" në Qeveri. Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, praktisht te gjithe ata që kanë 5 vite në detyrë. Gjatë punimeve të Asamblenë Kombëtare të PS, Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashyme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.
Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Kuvendin ku në këtë post ka emëruar Elisa Spiropalin. Të vetmit ministra që kanë "shpëtuar" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.Në axhendë e Asamblesë Kombëtare të PS parashikuar për t'u diskutuar 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Sa i takon vendimeve te tjera që pritet të merren në Asamble, më konkretisht, riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.