Familjaret e nuses vrasin dhendrin

2018-12-28 7

Ka përfunduar me një të vrarë dhe dy të plagosur një sherr mes familjarëve në fshatin Topojan të Bulqizës. Viktima është Adriatik Jella. 34-vjeçari është konfliktuar fillimisht mbrëmjen e së enjtes me të afërmit e ish-bashkëshortes së tij. Kryeplaku i fshatit, Vedi Shehu tregon atë që ka ndodhur.

"Ka shkuar Jella në shtëpinë e vjehrrit, viktima, dhe ju ka bërë terror. Dhe në fund është ndeshur me Flamur Dervishin dhe e ka qëlluar me thikë në qafë dhe dy herë në brinjë".

Përplasja ka vijuar edhe një ditë më pas ku palët janë përballur sërish.

"Viktima e kishte lënë bashkëshorten prej 3 muajsh. Me të ka dhe dy fëmijë dhe kishin probleme. Ky thuhet se ka kërkuar që ta marrë gruan dhe ata s'e kanë lënë. Ndaj për këtë arsye kanë ndodhur ngjarjet, ku ai ngeli viktimë dhe dy të plagosur janë rëndë në Tiranë".

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, mes të cilëve vjehrrin e viktimës, Veli Cidhnaku 68 vjeç me akuzën e ?vrasjes për shkak të mardhënieve familjare?,  dhe dy vellezër, miq të familjes, 28 dhe 34 vjeç të akuzuar për ?vrasje me dashje? të kryer në bashkëpunim. Viktima ishte person me precedent penal, dhe një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë në familje.

Tv Klan