Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një makinë mori flakë në lëvizje në qendër të Fierit.
Ngjarja u regjistrua në rrugën pranë Bashkisë në vendin e njohur si Globi.
Drejtuesi i Ismail Driza sipas policisë arriti të dalë nga mjeti pa lëndime, ndërsa flakët e nisura nga motori dogjen një pjesë të mjetit derisa u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në motor.
Njoftimi i policisë
Në datën 28.12.2018, rreth orës 11:20, në vendin e quajtur "Globi", në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Reno" me drejtues shtetasin I.D, 20 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një difekti në motorrin e mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-makina-perfshihet-nga-flaket-ne-ecje-e-siper