Tenderat në Tiranë, Meço: Sindroma e qeverisjes qendrore ka prekur edhe atë lokale

2018-12-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gazetarja Sonila Meço shprehu shqetësimin për transparencën e fondeve në bashkinë e Tiranës. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Meço tha se të gjitha punët publike në Tiranë kanë përfunduar në duart e pak personave.

Meço: Nga një e treta e veprave në Tiranë që janë realizuar me tendera, këto tendera ose kanë patur një ofertues, ose edhe kur kanë qenë të tjerë, kriteret kanë qenë të tilla që i plotësonte vetëm njëri nga ofertuesit. Po të shohësh që të gjitha punët publike kanë përfunduar vetëm në pak duar, ti ke frikë që ajo sindroma e përgjithshme që ne akuzojmë qeverisjen qendrore ka prekur edhe qeverinë lokale.

Meço tha se edhe pse Veliaj erdhi me premtimin zero ndërtime, motori i funksionimit të bashkisë është ndërtimi.

Meço: Ne nuk dimë këtë fakt që motori i funksionimit të bashkisë është ndërtimi, kur në fakt premtimi me të cilin Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës ishte zero ndërtime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tenderat-ne-tirane-meco-sindroma-e-qeversjes-qendrore-ka-prekur-edhe-ate-lokale

Free Traffic Exchange