Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me struktuarat në qytetin e Gjirokastrës.
Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se data 30 qershor nuk do të jetë vetëm data e zgjedhjeve vendore por edhe data e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
?Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. Nga gjithë informacionet që ne kemi e shikojmë që data 30 qershor do jetë ditë zgjedhje lokale e të përgjithshme.?- tha Kryemadhi.