Punonjësit e Ministrisë së Mjedisit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

2018-12-27 3

Punonjësit e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Në ambientet e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit janë vendosur një ekip mjekësh dhe infermierësh, të cilët presin dhuruesit e gjakut për fëmijët talasemikë.

Drejtuesit dhe punonjësit e kësaj ministrie janë shprehur se këtë xhest human e kryejnë për të treguar dëshirën e tyre, që jeta të prevalojë mbi vdekjen dhe e nesërmja të jetë plot shpresë për të gjithë të sëmurët talasemikë.