Rritja e pagës minimale në 26.000 lekë/ Kol Nikolla: Vendim i drejtë, por duhet rritje më shumë

2018-12-27 0

Kreu i Konfideratës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla në Shqipëri është shprehur për vendimin e fundit të qeverisë për të rritur pagën minimale nga 24 mijë lekë që është aktualisht, në 26 mijë lekë të reja duke e konsideruar atë në princip një vendim i drejtë, i cili sipas tij do të ketë një reflektim pozitik në ekonomi por që përsëri nuk është në nivelin e konsideruar.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Nikolla tha se vendimi i miratuar nga qeveria është pozitiv,por jo i duhuri krahasuar me nevojat dhe realitetin social ekonomik në Shqipëri, dhe ndaj në të ardhmen kjo rritje duhet të jetë më e madhe.

"Në të vërtëtë është një vendim i mirëpritur, pavarësisht se nuk është i duhuri pasi nuk është në vlerën e konsideruar dhe të kërkuar nga ne. E kemi përshëndetur vendimin dhe i kërkojmë qeverisë që të vazhdojë, me këtë trend rritje. Në axhendën tonë, besoj nga qershori do të kemi një takim të dytë ballafaqimi me qeverinë nga qershori që përsëri të ketë një një rritje të pagës minimale. Por përsëri paga minimale duhet të rritet minimalisht edhe me 20 mijë lekë të vjetra të tjera",u shpreh Nikolla.