Ora News - Studentët të pakënaqur me vendimet e qeverisë: Nuk kërkuam kurs anglishtje falas

2018-12-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Vendimet e një dite më parë të qeverisë nuk kanë kënaqur studentët. Ata thotë se Rama bëri lojë fjalësh.

Don Pjetri: U mundua të tallet me protestën tonë.Ishte si të thuash, haje një llokum se bukë nuk kemi.I them kryeministrit se ato lekë janë tonat, ne duam ta ndryshojmë këtë vend.Jemi popull demokratik dhe si demos që jemi do të vendosim ne dhe jo ai. Kaq është për kërkesat dhe i duam të plotësuara me 7 janar, më pas nuk mbajmë përgjegjësi zoti kryeministër. Provoje ta kapësh protestën, provoje! Nuk i kërkuam kurs anglishtje falas.Nuk ka pse të flasë gjëra që nuk duhet të flasë. Ai po merr dhe kompetenca që nuk i takojnë. Parlamenti duhet ta marrë seriozisht këtë protestë.

Elsoni: Pikat tona janë të mirësqaruara. Plotësimi i atyre pikave që u bë dje ishte thjesht një tallje. Nëse pikat nuk plotësohen në 100% e tyre atëherë protesta do të vazhdojë dhe më e fuqishme dhe do të përshkallëzohet shumë më tepër.

Para Kryeministrisë ata kanë improvizuar një ekspozitë me memet më pikante të protestës studentore të dhjetorit 2018.

Elsoni: Memet ishin gjetja e kësaj proteste dhe ne zgjodhëm memet më të spikatura dhe i vendosëm këtu.

Në të njëjtën kohë poshtë memeve janë vendosur dhe emra shtetesh.

Një nga studentët për Ora News shpjegon dhe simbolikën e tyre.

Don Pjetri: Këto shtete janë një simbolikë e fortë e protestës sonë. Në këto shtete janë detyruar të emigrojnë studentët për një jetë më të mirë. Po luftojmë që këtë vend dhe këtë arsim ta bëjmë sa më të mirë dhe mos të largohen në këto vende të largëta. Dhe po i them kryeministrit: Ti je dalluar si kryeministër memesh, por ne i bëjmë më mirë sesa ti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-te-pakenaqur-me-vendimet-e-qeverise-nuk-kerkuam-kurs-anglishtje-falas

Free Traffic Exchange