Ora News - Ekspozitë me meme, studentët: Çdo shitje do shkojë për shtëpinë e Ramës

2018-12-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Edhe pse studentët e kanë pezulluar përkohësisht protestën, disa prej tyre vazhdojnë të dalin para kryeministrisë.

Sot ata kanë zgjedhur një formë tjetër proteste për plotësimin e kërkesave të tyre, duke hapur një ekspozitë me pankartat dhe memet më pikante gjatë protestës.

Studenti: Kemi vendosur të bëjmë protestë me art. Sot janë 99 meme. Në pamundësi për të hapur një ekspozitë jashtë vendosëm ta hapim këtu para Kryeministrisë. Çdo pankartë është vlerësuar me 20 mijë euro.Çdo para që do të fitohet nga kjo ekspozitë do të shkojë për fondin e shtëpisë së Surrelit sepse ka akoma për tu ndërtuar.

Olgert Rakipllari, një student aktiv në protestë, në një lidhje direkte për Ora News mbrëmë shpjegoi simbolikën.

"Ne kemi gjetur këtë formë të protestës tonë, duke e reduktuar në dy orë, nga ora 10-12 çdo ditë. Nesër është parashikuar një ekspozitë, ku nga qindrat pankartat ne kemi zgjedhur 99 pankarta dhe meme. Kemi zgjedhur simbolikën numrin 9 për 9 kërkesat që i kemi parashtruar kryeministrit. Duke qenë se kryeministri është artist menduam ti flasim me gjuhën e tij, duke qenë se deri më sot nuk na ka mirëkuptuar", tha Rakipllari.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-i-flasin-rames-me-gjuhen-e-artit-neser-ekspozite-me-meme-dhe-pankarta