Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka rikthyer në qendër të vëmendjes, duke marrë shtysë nga rasti i efektives së plagosur Ina Nuka, atë të sportistit të kombëtares Leonardo Frrokaj, i cili dëmtoi rreth një vit më parë shtyllën e tij kurrizore në kampionatin europian të mundjes në Slloveni.
Sipas Spahos, qeveria e braktisi Leonardon duke e gënjyer se do i mbulonte shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe detyruar familjen e tij të shpenzojë gjithë kursimet për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.
"Të gjithë faturat financiare janë mbuluar nga buxheti i familjes dhe kontributet e Federatës Shqiptare të Mundjes dhe asaj Europiane", deklaron deputeti demokrat.