http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas deklaratës së kryeministrit Rama për vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka reaguar reaguar kreu demokrat Lulzim Basha.Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Basha akuzoi kreun e qeverisë se po mashtron studentët me cikërrima.Basha theksoi se asnjë VKM e marrë nga qeveria nuk adreson kërkesat e studentëve dhe as nuk ofron zgjidhje për problemet e tyre.?Para pak minutash mbaroi viti qeveritar ashtu si nisi me mashtrime dhe premtime të pambajtura. Rama po përpiqet të mashtrojë studentët me atë që quhet pak për Universitetin. Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre.?Sipas Bashës e vetmja zgjidhje për studentët është anulimi I menjëhershëm I ligjit të Arsimit të Lartë dhe demokratizimit të Universiteteve.