Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë me fokus tetë kërkesat e studentëve. Rama deklaroi në një konferencë për shtyp duke komunikuar vendimet se studentët ekselentë dhe ata në nevojë do përfitojnë arsimim falas si dhe do përfitojnë bursa mujore. Edhe për studentët e programeve Master, Qeveria ka vendosur që për ata me mestare 9-10 tarifa të ulet me 50%. Zbardhen vendimet e plota, mes të cilave punësimi i një mijë studentëve në administratë.