Dëbora, Thethi i bllokuar, banori për Report Tv: Situata e vështirë kalimi i mjeteve me zinxhirë

2018-12-26 1

Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm. Në një lidhje telefonike për Report Tv, njëri nga banorët e Thethit, Pavlin Polia, që është edhe pronar i një bujtine u shpreh se situata është e vështirë dhe kalimi i mjeteve mund të bëhet me shumë vështirësi vetëm me zinxhirë. Ai tha se asnjë nga institucionet lokale dhe qendrore nuk kanë ndërhyrë deri tani për të hapur rrugën.

?Në fakt nuk ka ndryshim nga vitet e kaluara. E njëjta situatë është, si bashkia si prefektura, si emergjencat civile nuk kanë reaguar. Banorët këtu ndihen të braktisur. Pse bëhet ky diskriminim i fshatit të Thethit? Deri para dy ditësh kemi kaluar me vështirësi të madhe me zinxhirë. Por është i vështirë kalimi, nuk është hedhur kripë, nuk është pastruar rruga. Aktualisht rruga është e pakalueshme, pasi ka 50 cm dëborë. Ka një firmë që thuhet se është kontraktuar për pastrimin e dëborës, por nuk ka bërë asgjë deri tani. Ne kishim shpresë se me reformën territoriale do të ndryshonte diçka, por situata është e njëjta. Emergjencat Civile nuk i kanë rënë mbrapa situatës. Ndoshta Kryeministria nuk e di situatën, por realisht kjo është. Me bllokimin e rrugës ka pasur probleme, por me energjinë nuk kemi pasur probleme, pasi është afër hidrocentrali, por rruga është e bllokuar? deklaroi Pavlin Polia. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth. Pavlin Polia thotë se kushtet janë, por rruga është e bllokuar. ?Ne i kemi kushtet për mikpritjen e turistëve, por problem është rruga e bllokuar?tha ai.

Free Traffic Exchange