Pjesa e dyte Dt 25 Dhjetor Të përzënë nga shtëpia e prindërve të Fatmirit, Najada vendos që bashkë me të të kthehen në Ballsh tek familja e saj, në kohën kur mëson se ishte shtatzënë. Vajza erdhi në jetë në vitin 2009, ndërsa vesi i Fatmirit edhe pse tashmë ishte bërë baba, bashkëjetonte me ta. Kavaja ishte një tjetër destinacion i radhës ku ata do të akomodoheshin pasi Fatmiri gjeti një punë. Konfliktet nuk ishin shuar ende, pëtkundrazi ndizeshin gjithnjë e më shumë, për shkak të vesit që kishte Fatmiri, paratë i linte në bixhoz. Pas një shkëputje prej dy muajsh çifti ribashkohen përsëri për hir të vajzës së tyre. Me rikthimin, lindën të tjera konflikte, Fatmiri kishte filluar të pinte madje ushtronte dhunë ndaj të shoqes. Edhe pse nën presione dhune dhe tensioni, në vitin 2013 erdhi në jetë djali i tyre Merlindi. Cifti ishte gjithnjë në udhëtim të vazhdueshëm, duke jetuar në shtëpi me qera. Jetesa sa vinte e bëhej gjithnjë e më e vështirë, babai i dy fëmijëve kishte nisur një marrëdhënie tjetër paralele.
"Qëndruam 9 muaj në qytetion e Kavajës. Unë i kërkoja të bënim celebrimin pasi ne ishin thjesht bashkëjetues. As vajzës nuk i kishte dhënë atësinë e tij. Në ikëm në Luz të Kavajës por dhe atje vazhdoi e njëjta situatë. Ai mori prindërit e mi në telefon dhe jua tha vajza juaj nuk është e aftë për asgjë. Më morën babi me dajën dhe ikëm në Ballsh. Pas dy muajsh ai solli prindërit e tij të thonin se kishte ndryshuar dhe kërkonte që unë dhe vajza të ktheheshim tek ai. Unë vendosa të shkoja. Prindërit e mi nuk ishin dakort, sepse ata e dinin që ai më dhunonte dhe luante bixhoz. Pas rikthimit, 2 muajt e parë ishim mirë, pastaj filluan sërish debatet. Ai punonte 16 orë por nuk i sillte paratë në shtëpi. Besova se do ndryshonte për hatrin e vajzës. Në vitin 2013 erdhi në jetë edhe djali, Merlindi por aty filluan kushtet më të vështira. Fëmijët i kam rritur e vetme. Fëmijët e mi se kanë përjetuar ngrohtësinë e familjes. Më pas u detyrova të shisja rrobat e mia dhe enët e kuzhinës që të siguroja ushqim për ta. Në vitin 2013 kur jetonim me qera në Vlorë. Ky kishte marrë rrogën dhe tha po iki të blej ushqime. Unë i thashë nëse nuk vjen me ushqime do iki. Ai nuk e bajti premtimin dhe unë ika. Ika me qeset e rrobave dhe fëmijët me vete. Shkova në qytetin e Ballshit, tek prindërit e mi. Fëmijët i kam me status jetimi që ët përfitojnë ndihmë sociale. Kam jetuar në një shtëpi ngjitur me prindërit në kushte shumë të vështira. Pasi u ndamë ai menjëherë krijoi një familje të re më harroi bashkë me fëmijët. ?