Presidenti Ilir Meta zgjodhi që këtë Krishtlindje krahas urimit për shqiptarët të adresojë një mesazh të veçantë për klasën politike, e cila në këtë ditë feste zgjodhi të pushojë, duke qenë e kursyer edhe me vizitat në institucionet fetare.
Teksa ftoi palët të bashkëpunojnë duke pasur si udhërrëfyes modelin e bashkëjetesës fetare në vend, kreu i shtetit uroi që Krishtlindjet e ardhshme të ndezin dritën jeshile për Shqipërinë në rrugën drejt unionit.
?Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar dhe më të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në BE.?
Ndërsa Kryebashkuaku Erjon Veliaj krahas mesazhit për shqiptarët paralajmëroi se 2019 do të jetë një vit pune për kryeqytetin.
Kryeministri Rama zgjodhi që mesazhin e tij të urimit ta japë përmes një videoje në rrjetet sociale me një dedikim kushtuar vogëlushëve të Shtëpisë së Fëmijës.
Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha urimin drejtuar besimtarëve të krishterë në këtë ditë feste e solli përmes një kartoline.
Tv Klan