Dreka e Krishtlindjes, Veliaj shërben ushqim në mensat sociale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-25 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me rastin e festës së Krishtlindjeve, mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, kanë ofruar këtë të martë vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t?u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale ?Gonxhe Bojaxhi? te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe ?Gëzuar Krishtlindjen?.?Të gjithë atyre nga qendra sociale ?Nënë Tereza? që janë të besimit të krishterë, iu urojmë ?Gëzuar Krishtlindjen? sepse mbi të gjitha është festa juaj, qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t?i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje?.Kryebashkiaku në fjalën e tij ka theksuar se ky është muaj rekord i solidaritetit të mund të përsëritet në çdo muaj të vitit, pasi kështu qyteti do jetë akoma më i mirë.