Report TV - Krishtlindja, Veliaj: Uroj që festat të na bëjnë më të mirë

2018-12-25 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë urime për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja ortodokse "Ngjallja e Krishtit" për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se urimi i tij ishte për të gjithë ata që janë në punë në këtë ditë festive. "Uroj që ky fundviti dhe këto festa të na bëjnë njerëz më të mirë". Një urim kryebashkiaku kishte edhe për Vitin e Ri 2019, duke shtuar se viti i ardhshëm do jetë një vit pune për Bashkinë e Tiranës. "2019-a do të jetë një vit pune dhe do të jetë një vit më i mirë se ky që po lëmë".