#oranews

Në këtë prag Krishtli" /> #oranews

Në këtë prag Krishtli"/>

RTV Ora News dhe fondacioni "Ora e Mendimit" gëzojnë fëmijët në Spitalin Pediatrik

2018-12-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Viti të ri, jo të gjithë fëmijët kanë mundësinë dhe fatin të festojnë në shtëpi pranë familjeve.

Babagjyshi, i thirrur nga fondacioni ?Ora e mendimit? dhe televizioni Ora News, mbërriti në ambientet e spitali perdiatrik në qendrën spitalore ?Nën Tereza?, ku fëmijët po kurohen

Santa vizitoi fillimisht fëmijët që kurohen pranë shërbimit të onko-hematologjisë pediatrike duke biseduar me ta dhe duke i dhënë dhurata kreative për tu argëtuar gjatë kohës që kalojnë në spital.

Së bashku me babagjyshin dhe Mjekët e pediatrisë kanë përgatitur surpriza për t'i bërë festat edhe më speciale.

Mirela Hasanaj, Zv-drejtoreshë e përgjithshme QSUT: Mua më ka ardhur shumë mirë, sepse jam viti i dytë që jam Zv-drejtoreshë e përgjithshme QSUT dhe ka pasur një sensibilizim nga e gjithë popullata. Më kanë kënaqur këtë vit fëmijët shkollave që me shpenzimet e tyre kanë blerë dhurata për fëmijët e pediatrisë. Kemi organizuar "mjekët gazmorë" është një projekt shumë i bukur.

Psikologia në pediatri Ada Mehmeti na tregon se kujdesi psikologjik për fëmijët në spital është po aq i rëndësishëm sa trajtimi fizik i sëmundjeve me të cilat përballen të vegjlit. Ndaj ajo kërkon angazhimin e kujtdo që mund të kontribuoj në mirëqenien e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rtv-ora-news-dhe-fondacioni-ora-e-mendimit-gezojne-femijet-ne-spitalin-pediatrik