IRANË- Arrestohet nga policia avokati Sokol Gjini, pasi tentoi korruptimin e një gjyqtari të Gjykatës së Kurbinit me qëllim lirimin e klientit të tij nga burgu.
Avokati Gjini, mbronte interesan e të arrestuarit Eriger Bushi, i cili nga qelia, kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije për Report Tv, se skema korruptive u zbulua nga përgjimet e bisedave mes avokatit Gjini, të arrestuarit Eriger Bushi dhe babait të tij Llesh Bushi. Nga përgjimet u zbulua, se Bushi, i cili ende nuk ishte dënuar për akuzat e ngritura ndaj tij, kërkonte që gjykata t?I ndryshonte masën e sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë, dhe hetimet dhe gjykimi për të, të kryheshin në gjendje të lirë.
Nga burimet mësohet se gjyqtari që ka pasur çëhstjen nuk ka pranuar rryshfetin, por nuk jepen detaje për ruajtjen e integritetit të gjyqtarit. Janë pranga nga policia u vu edhe Llesh Bushi, i cili ishte personi I kontaktit mes djalit të tij në burg dhe avokatit, por ai u la në masën detyrim paraqite edhe për shkak të moshës së madhe.
Por të provuar këtë rast korrupsioni, Prokuroria ka siguruar veç përgjimeve, edhe pamje filmike që vërtetojnë akuzën e korrupsionit aktiv për avokatin Sokol Gjini. Eriger Bushi u arrestua në muajin qershor nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, të akuzuar për veprat penale "Armëmbajtje pa leje?, Kanosje" dhe " Plagosje e lehtë me dashje".
Eriger Bushi njihet si një person problematic dhe më herët ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjini ka qenë dënuar më parë edhe për për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë
Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij e 42-vjeçarit