http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë se në kabinetin qeverisës mund të ketë ndryshime.Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha para mediave se çdo vendim do të ndërmerret hap pas hapi dhe se për momentin ende nuk ka diçka zyrtare deri në momentin që do të mblidhet Asambleja.?Çdo gjë hap pas hapi. Nga ana tjetër di gjithmonë radhën e lëvizjeve, mendohem gjatë përpara se të bëj çdo lëvizje. Do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të tyre.?Kryeministri Rama ka dhënë gjithashtu edhe detaje nga diskutimet e mbledhjes së Kryesisë së PS.Ai tha se mbledhja e Kryesisë ka marrrë shtysë nga protesta e studentëve.Kreu I qeverisë deklaroi se protesta e studentëve ishte një shuplakë për qeverinë ndërsa pohoi se mazhoranca nuk është e pagabueshme dhe se zëri qytetarëve duhet të dëgjohet akoma më shumë.Por krahas kësaj, Rama nuk nguroi që të thumbonte edhe opzoitën duke e bërë bashkëfajtore për këtë gjë.Rama tha se mungesa e opozitës në Kuvend është një sfidë që ka bërë që qeveria të vetëkorrigjohet.Sipas Ramës diskutimi në Kryesi ishte i gjatë dhe tepër i dobishëm për Partinë Socialiste.