Ora News - Aministia e të burgosurve peng i Politikës

2018-12-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompromisi politik opozitë mazhorancë duket se po mban peng edhe amnistinë për një kategori personash të dënuar dhe të paraburgosur.

Burime të Ora News konfirmojnë se drafti, me gjithe sugjerimet e bëra nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme është gati për të kaluar në procedurat parlamentare, por mesa duket kriza politike ka bere që propozimi të mos dërgohet në kuvend para festave të fundvitit, në pritje të negociatave pasi për miratimin e saj duhen 83 vota.

Nga amnistia e propozuar përfitojnë rreth 600 të dënuar dhe paraburgosur . Në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave.

dhe të dënuarve të mitur ndërsa janë përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë dënime për vepra të rënda penale. Përfitues do të jenë të dënuarit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.

Gjithashtu amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur deri në 2 vite nga dënimi I marrë.

Përfitues janë Të dënuarat femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç dhe meshkuj mbi moshën 60 vjeç. Nje lehtesim ka edhe per te miturit të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të rënda penale.

#oranews

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aministia-e-te-burgosurve-peng-i-politikes

Free Traffic Exchange