Rënia e euros, Guvernatori i BSH: Ja kush janë faktorët, por nuk do të ndërhyjmë në treg

2018-12-24 0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, ndërsa paralajmëroi se mund të ketë një ndryshim në gjysmën e dytë të vitit 2019. Në fokus të konferencës ishte rënia e euros, megjithatë Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë si në rastin e verës.

"Lidhur me kursin e këmbimit, në po monitorojmë ecurinë. Ka disa faktorë që kanë ndikuar si eksportet, apo edhe remitancat, që kanë justifikuar kursin e këmbimit. Por tregu është i rregulluar, kursi vjen si pasojë e hyrjes së valutës, euro, por nuk jemi të detyruar të ndërhyjmë. Nëse do të shohim çrregullime dhe kursi do të ndikojë te inflacioni do të vijojë programi i ndërhyrjes, në rast se jo, nuk do të ndërhyjmë, pasi kemi një regjim të lirë te kursit të këmbimit? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange