Ora News - Emigrantët kthehen për festa, nis fluksi në të gjitha pikat kufitare tokësore e detare

2018-12-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vigjilja e Krishtlindjes shtoi numrin e emigrantëve shqiptarë që po kthehen në shtëpi për festa. Në 24 orët e fundit, fluks po regjistrohet në të gjitha pikat kufitare tokësore e detare, por të dhënat tregojnë një rënie në krahasim me një vit më parë.

Nga toka, deti apo ajri, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së po kthehen për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija.

Pala shqiptare punon me tre sportele në hyrje, ndërsa ajo greke me dy në dalje.

Në Kapshticë, fluksi në hyrje ka nisur prej tre ditësh, por numri i të kthyerve është më i ulët se një vit më parë.

Situata në kufi është normale, kjo për shkak se vit pas viti edhe numri i emigrantëve që kthehen për festa shënon rënie.

Mbi 6600 udhëtarë me 2400 mjete kanë hyrë me 7 tragete në 24 orët e fundit nga porti i Durrësit.

Por autoritetet italiane sipas drejtuesve të portit të Durrësit po bëheen shkak për vonesa, pasi sipas tyre në Bari punojnë vetem me dy sportele.

Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë hartuar një plan masash për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur radhët e kthimit të emigrantëve në shtëpi.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-kthehen-ne-shqiperi-krishtlindje-fluks-hyrjesh-ne-kapshtice