Çfare zgjedhin shqiptaret per dhurata

2018-12-24 1

Festat e fundvitit i gjejnë shqiptarët mes shpenzimeve të shumta, jo vetëm për produktet ushqimore për të patur një tavolinë të bollshme, por edhe për dhurata të shumta. Për fëmijë, të rritur dhe të moshuar, ato janë dëshira e gjithkujt për festat e fundvitit.

"Po shikoj të blej për fëmijët. Të gjitha gjërat janë shumë të bukura, sidomos këto historiket".

"Kam blerë një fustan për mbesën, një bluzë, po shikoj të bëj dhuratë për gruan dhe vajzën".

Dikur kartolina, ishte dhurata e vetme dhe më masivja që të afërmit dhe miqtë shkëmbenin me njëri-tjetrin. Ndërsa sot ato janë zëvendësuar me dhurata materiale. Një tufë më lule, vëshje apo bizhu ka zëvendësuar letrat dhe kartolinat.

Sipas tregtarëve, përveç turistëve të huaj, edhe shqiptarët po preferojnë të bëjnë dhuratë, kryesisht më së shumti për fëmijët.

Për dhuratat simbolike nuk duhet buxhet i madh, por nëse kërkon të blesh një parfum, veshje apo edhe bizhu, duhet ta trefishosh shumën.

Tv Klan

Free Traffic Exchange