PD-LSI leter Rucit: Anulo votimin e 20 Dhjetorit

2018-12-24 0

Opozita i kërkon Kuvendit anulimin e vendimit që rrëzoi dekretin e Presidentit për ?Tatimin mbi të ardhurat?. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, përfaqësuesit e pakicës parlamentare argumentojnë se mazhoranca me votimin e 20 Dhjetorit në seancë plenare shkeli rregulloren e Parlamentit duke minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në kuvend.

"Shqyrtimi dhe rrëzimi i dekretit të Presidentit, pa kaluar as 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend është rasti i vetëm dhe i paprecedentë në të gjithë historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci në Shqipëri. Shqyrtimi i dekretit të Presidentit të Republikës nuk është përfshirë në ndonjë kalendar punimesh të Kuvendit të Shqipërisë".

Në argumentin e saj opozita thotë se nëse pakicës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t?u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë de facto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar. Në këto kushte, opozita i kërkon Këshillit të Mandateve të konstatojë shkeljen e rregullores së Kuvendit si dhe i kërkon kryeparlamentarit Ruçi shqyrtimin dhe miratimin e dekretit të Presidentit për kthimin në Kuvend të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Pas interpretimit të Presidentit Ilir Meta se dekreti i tij për ligjin e tatimit mbi të ardhurat është rrëzuar duke shkelur procedurën e Kuvendit, bizneset kërkojnë që Kuvendi të bëjë 0 taksën e dividentit nëse e merr dhe njëherë ligjin në shqyrtim.

Tv Klan