Ora News - Tatimi mbi të ardhurat, LSI letër Ruçit: Anulo rrëzimin e dekretit të Metës

2018-12-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Opozita i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për anulimin e votimit me të cilin mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit ?për tatimin mbi të ardhurat?, ku sanksionohej ulja e dividentit nga 15% në 8%.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat tha se pas kërkesës drejtuar kryetarit të Kuvendit opozita do të bëjë edhe padi në prokurori për shpërdorim detyre dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Vasili tha se vendimi skandaloz i qeverisë për të ulur nga 15 përqind në 8 tatimin bie ndesh edhe me premtimet elektorale të Ramës: ?Kush fiton më shumë, paguan më shumë?.

Ai akuzoi se oligarkët u kanë dhënë peshqeshe qeveritarëve për miratimin e këtij ligji.

Vasili: Unë dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho i jemi drejtuar me një letër shumë të qartë ku i kërkojmë kryetarit të Kuvendit anulimin e menjëhershëm të këtij votimi, votim i një dekreti i cili ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për faktin se po bëhej një ulje krejtësisht e pajustifikueshme, e paligjshme që e kthente Kuvendin në argat të oligarkëve, por njëherazi sepse evidentonte dy shkelje madhore të Kushtetutës, nenit 155 të saj që i jepte ligjit fuqi prapavepruese dhe vinte në kondita krejtësisht të pabarabarta biznesmenët dhe njerëzit e biznesit.Ata që e kishin shpërndarë dividentin kishin paguar tashmë 15%, ndërsa oligarkëve që u bëhej dhuratë do të paguanin gjysmën e tyre dhe do të kursenin dhjetëra milionë euro të cilat do ti ndanin sërish bujarisht me qeverinë e kusarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tatimi-mbi-te-ardhurat-lsi-leter-rucit-anulo-rrezimin-e-dekretit-te-metes