Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Të rinjtë e Partisë Demokratike u inkurajuan nga politikanë të lartë gjermanë që të ngrenë zërin dhe të marrin në dorë fatin e tyre për të ndryshuar Shqipërinë. Në Akademinë Politike me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, anëtari i Bundestagut, Andreas Lammel, e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për përparimin e saj.
Në Akademinë Politike, të organizuar nga forumi rinorë, të rinjtë demokratë u inkurajuan nga politikanë të lartë gjermanë që të ngrenë zërin dhe të marrin në dorë fatin e tyre për të ndryshuar Shqipërinë. Anëtari i Bundestagut, Andreas Lammel, e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për përparimin e saj.
?Qeveria zgjidhet që të zhvillojë vendin, ta çojë atë përpara dhe në shërbim të qytetarëve, por qeveria e tanishme nuk e ka kuptuar këtë. Nëse doni të merrni fatin në dorë, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni, sepse kohët janë të mira për opozitën. Për fat të keq, PD është akoma në opozitë, por vitin tjetër kjo mund të ndryshojë me zgjedhjet lokale?
Ndërsa Christian Kremmer, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane, ishte shumë konkret, kur renditi problemet reale me të cilat përballet rinia në Shqipëri.
?Ne e dimë se situata është keq dhe akoma më keq për të rinjtë. 1/3 nuk gjejnë punë në Shqipëri, shume të tjerë largohen nga vendi. Të dashur miq, po luhet me të ardhmen tuaj! Mos lejoni që ky vend të trajtohet si pronë private e disa pakicave?
Akademia Politike 2018 u organizua nga Forumi Rinorë Demokrat me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe të Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cdu-mbeshtetje-pd-merrni-fatin-ne-dore-kohet-jane-te-mira